‘Delta’ merr 242 mijë m2 tokë shtetërore në Dhërmi si investitor strategjik

16 Qershor 2022 | 15:33

242 mije metra katrorë tokë shtetërore në zonën midis Dhërmiut dhe Palasës do t’i jepet një  tjetër investitori strategjik.

Investitori është kompania delta e cila do të ndërtojë një resort turistik të shtrirë në 320 mijë metra katrorë, 242 mijë metra në tokën shtet dhe pjesa tjetër në tokë private.

Në shkurt të 2021 komiteti i investimeve strategjike miratoi kërkesën e kompanisë delta për ndërtimin e një resorti me 440 dhoma në një sipërfaqe prej 62 mijë metrash katrorë për fazën e parë të projektit.

Investimi për këtë projekt do jetë 51,2 milionë euro, raporton Euronews Albania.

Në 15 korrik 2021 komitetit ka miratuar fazat 2,3,4 dhe 5 të projektin Delta Falaise Resort & Village i cili do shtrihet në rreth 258 mijë metra katrorë  në Drimadhes dhe Palasë.  90% është tokë shtetërore. Investimi në këto faza ka vlerën e 155 milion eurove.

Fillimisht parashikohet të ndërtohen 29 vila. Më pas do ndërtohet i hotelit me 5 yje i cili do të ketë 245 dhoma.

Në një sipërfaqe tjetër do ndërtohen vila të tjera, apartamente dhe njësi shërbimi.

Kompania Delta është e njohur në shitjen e hidrosanitareve dhe pllakave.

Në total vetëm në bregdetin e jugut u janë dhënë rreth 1.3 milion metra katrore tokë shtetërore investitorëve strategjik.

Bregdeti i jugut është zona ku janë fokusuar biznesmenët. Për të përfituar favorizime në pronë shtetërore dhe infrastrukturë ata marrin titullin investitorë strategjikë.

Opozita ka kërkuan ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që të verifikohen të gjitha këto vendimmarrje duke e cilësuar ligjin si klientelist për të favorizuar një grusht të caktuar biznesmenësh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026