Dëmtimi i kabllove nënujore të energjisë në Baltik, reagon shefi i NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi këtë të premte se Aleanca do të forcojë praninë e saj ushtarake në rajonin e Baltikut, pas dyshimeve për një akt sabotimi ndaj kabllit nënujore të energjisë EstLink 2, që lidh Estoninë me Finlandën.
Deklarata e Rutte erdhi pas një bisede me presidentin finlandez, Alexander Stubb, ku diskutuan mbi dëmtimin e kabllit. Finlanda dyshon se një cisternë ruse mund të jetë përgjegjëse për incidentin, që po konsiderohet si një akt i mundshëm sabotimi.
“Unë shpreha solidaritetin dhe mbështetjen time të plotë për Finlandën dhe Estoninë,” shkroi Rutte në rrjetin social X. Ai shtoi se NATO do të marrë masa për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në rajon.
Incidenti ka mobilizuar jo vetëm NATO-n, por edhe Bashkimin Evropian. Si Finlanda, ashtu edhe Estonia, kanë marrë mbështetje të plotë nga partnerët evropianë dhe aleatët transatlantikë për hetimin dhe përballimin e situatës.
Kablli EstLink 2 është një pjesë thelbësore e infrastrukturës energjetike, që garanton lidhjen dhe furnizimin me energji ndërmjet dy vendeve baltike. Hetimet për rrethanat e incidentit po vazhdojnë, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij