Dëmtohen shtyllat e tensionit të ulët në Elbasan, 700 banorë vijojnë të mbeten pa energji elektrike

8 Janar 2026 | 14:11

Rreth 700 abonentë në Elbasan vijojnë të mbeten pa energji elektrike si pasojë e situatës së krijuar nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura dëbore dhe erë të fortë. Kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin shpërndarës dhe në shtyllat e tensionit të ulët, kryesisht në zonat malore të bashkive Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas.

Sipas të dhënave zyrtare, ndërprerjet e energjisë janë të përkohshme, ndërsa një pjesë e linjave janë rikthyer pjesërisht në punë. Konkretisht, fideri 6 i Nënstacionit Librazhd furnizon pjesërisht zonat Borovë, Stërblevë dhe Zabzun, fideri 4, Polis-Nënstacioni Librazhd, është rikthyer pjesërisht në zonat Vilan, Sopot dhe Qafë Dardhë; ndërsa fideri 3 i Nënstacionit Gramsh furnizon pjesërisht zonat Komuna Tunjë, Kushovë dhe Pishaj.

Grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje, pavarësisht stuhive të borës dhe kushteve të vështira atmosferike, me synim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me energji elektrike.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe kujdes, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme deri në normalizimin e plotë të shërbimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026