Denar Biba: PD-së i mungon fryma për të thirrur elektoratin gri, por rezultati do jetë i ngushtë
Partisë Demokratike i mungon fryma opozitare, tha në Barometrin politik Denar Biba. Për ish kryetarin e KQZ-së përpjekja e PD-së për të fituar zgjedhjet nuk është e mjaftueshme sa për të krijuar një frymë e cila do të frymëzonte elektoratin gri për të votuar, gjë që nuk duhet të ndodhte pas tetë viteve qeverisje të Partisë Socialiste.
“Ajo që bëri diferencën në 2013 ishte fryma, ato 998.000 votat nuk u bënë posaçërisht me vota të PS por kryesisht elektorati gri ishte ai që bëri diferencën. Elektorati gri nuk vjen po nuk pati frymë”, u shpreh z. Biba.
Denar Biba nuk la pa theksuar se PD e ka nisur fushatën me vonesë, ndryshe nga PS që ka dalë në terren shumë muaj përpara.
“Mazhoranca e ka filluar fushatën shumë më herët, ministra që dilnin, rrugë që përuroheshin, aeroporte që vinin iknin, njerëzit atë e vlerësojnë”, tha ish kryetari i KQZ-së.
Për z. Biba, në raport me rezultatet e sondazhit ku diferenca PS-PD është 48.4% për PS dhe 41.5% për PD, opozita nuk është në vlerat që duhet të ishte pas tetë viteve qeverisje të PS.
“Jemi dy javë përpara zgjedhjeve, pas tetë viteve qeverisje të PS opozita nuk është në vlerat që duhet të ishte krahasuar me ç ’ishte PS në 2013”.
Sipas z. Biba zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të ngushta, me një ndarje mandatesh 71 me 72.
“Këto zgjedhje kanë për të qenë të ngushta, po themi 71-72 do të jetë fituesi kushdo qoftë”, u shpreh z. Biba.
Lexoni gjithashtu:
Analiza e Blendi Çekës: PD ka rritje spektakolare krahasuar me 2017, PS në stanjacion
Jonila Godole: PS-ja në këtë fushatë ka risjellë premtimet e vjetra
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta