Dënohet me 4 vite burg ish-zyrtari i DASH, i shiste informacione kinezëve
Një ish-zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, Michael Charles Schena, 42 vjeç, nga Aleksandria, Virxhinia, është dënuar me 48 muaj heqje lirie pasi u shpall fajtor për përpjekje për të shpërndarë informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare personave që ai dyshonte se kishin lidhje me qeverinë kineze.
Hetimet gjyqësore tregojnë se, në prill të vitit 2022, Schena nisi kontakte përmes internetit me persona që pretendonin se punonin për firma ndërkombëtare konsulence. Me kalimin e kohës, pavarësisht sinjaleve që sugjeronin se këta individë ishin të lidhur me Republikën Popullore të Kinës, ai vazhdoi të ndante me ta të dhëna të klasifikuara, në këmbim të pagesave.
Në gusht të vitit 2024, gjatë një udhëtimi në Peru, Schena pranoi 10,000 dollarë dhe një pajisje telefonike, e cila më vonë do të përdorej për të dërguar informacione të ndjeshme te kontaktet e tij.
Më vonë, në tetor 2024, gjatë orarit të punës, ai përdori këtë celular për të fotografuar të paktën katër dokumente të klasifikuara si “sekrete”, që përmbanin të dhëna mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së. Në një incident tjetër në shkurt të vitit 2025, kamerat e sigurisë e regjistruan teksa bënte të njëjtën gjë me shtatë dokumente të tjera me përmbajtje të ndjeshme.
Para se të mund t’i shpërndante këto materiale, FBI ndërhyri, konfiskoi pajisjen dhe e arrestoi atë.
Zyrtarë të lartë të drejtësisë amerikane theksuan rëndësinë e këtij rasti. Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, John A. Eisenberg, deklaroi: “Me veprimet e tij, i akuzuari tradhtoi besimin e vendit që i kishte dhënë akses në informacione tepër të ndjeshme. Ky dënim duhet të shërbejë si një mesazh i qartë për të gjithë ata që do të rrezikonin sigurinë e kombit për interesa personale.”
Prokurori i SHBA për Distriktin Lindor të Virxhinias, Erik S. Siebert, shtoi: “Shkëmbimi i sekreteve shtetërore për përfitime të vogla financiare tregon një mungesë të thellë integriteti. Çmimi i tradhtisë është i lartë – Schena ka humbur reputacionin, dinjitetin dhe lirinë e tij.”
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia