Dënohet regjisori iranian/ Shkak pjesëmarrja në Festivalin e Kanës

17 Gusht 2023 | 19:59

Një regjisor iranian dhe producenti i tij do të përballen me 6 muaj burg  pasi shfaqën një film në Festivalin e Filmit në Kanë pa miratimin e autoriteteve në Teheran. Vendimi ka tërhequr kritika të menjëhershme ndërkombëtare, përfshirë ato nga regjisori amerikan Martin Scorsese.

Regjisori Saeed Roustayi dhe producenti Javad Norouzbeigi udhëtuan në Kanë vitin e kaluar për të shfaqur “Leila’s Brothers”, duke konkurruar për çmimin e madh të Palmës së Artë të festivalit.

Filmi fokusohet në një familje që lufton për të përballuar jetesën ndërsa Irani përballet me sanksione ndërkombëtare dhe përfshin sekuenca që tregojnë protesta në Republikën Islamike, teksa një seri demonstratash mbarëkombëtare kanë tronditur kombin, përfshirë ato për vdekjen e Mahsa Amini vitin e kaluar.

Leila’s Brothers” nuk e mori Palmën e Artë, por përfundoi duke fituar dy ccmime të tjera në Kanë.

Gjykata Revolucionare e Teheranit i dënoi të dy me akuzën e krijimit të “propagandës kundër sistemit”.

Gjithashtu atyre do t’u ndalohet të bëjnë filma gjatë kësaj periudhe si dhe duhet të ndjekin një kurs të detyrueshëm filmash duke “ruajtur interesat kombëtare dhe morale”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026