Deportohet në Rinas Imami Imran Hoseini, konsiderohet rrezik për sigurinë e vendit

23 Tetor 2025 | 17:00

Imami Imran Hoseini është deportuar menjëherë pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se atij i është refuzuar hyrja në territorin shqiptar, pasi autoritetet e kanë cilësuar si person të padëshiruar për vendin tonë.

Sipas informacioneve, Hoseini u ndalua sapo zbriti në Rinas dhe më pas u dërgua në fluturimin e kthimit drejt vendit nga kishte ardhur. Vendimi për deportimin e tij është marrë për shkak se ai konsiderohet një rrezik për sigurinë në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026