Deputetët e PD bllokojnë Komisionin e Ligjeve, ndërpritet mbledhja
Pas tensioneve në ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit, deputetët e Partisë Demokratike, kanë mundur të hyjnë në godinë, përfshirë dhe disa prej deputetëve të përjashtuar.
Këta të fundit u futën në ambientete e Kuvendit nga dritaret e këtij institucioni.
Pas hyrjes në godinë, tensioni ka kaluar brenda ambienteve të Kruesisë, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet e komisionit të ligjeve.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, deklaroi se në kushtet e tensioneve është e pamundur të vijohet mbledhja.
“Mbledhja për sot është e pamundur të organizohet në këto kushte, ndërpritet mbledhja dhe për vijimin do të njoftoheni”, tha ajo.
Pjesë nga debati:
Dashnor Sula: Turp i zi
Petro Koço: Mos bërtit
Dashnor Sula: Çfarë të mos bëj unë, të bërtas
Petro Koço: Mos e kruaj shumë me mua
Dashnor Sula: Me ty? E kruaj me ty dhe me kë të më dojë qejfi. Turp të kesh, hajdut.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta