Deputetët thyejnë etikën në Parlament, dy ditë diskutime për buxhetin mes ofendimeve, sulmeve dhe sherreve
Prej mëngjesit të së hënës nisi seanca plenare maratonë për të diskutuar buxhetin e vitit 2022.
Bashkë me shifrat dhe çështjet për buxhetin, në diskutimet e deputetëve nuk munguan ofendimet dhe sa sulmet personale.
Kryeministri Rama zgjodhi të ironizonte kryedemokratin Basha për njohjen e ekonomisë, duke deformuar mbiemrin e deputetes Jorida Tabaku.
“Ç’a ka, ç’a ka, balonë tabake është më e mira se ka dhe balonë tauke, nuk kam lidhje me mbiemrat unë, e keni stil ju këtë dhe mos më ndërprisni”, u shpreh Rama.
Reagimi nga kryedemokrati erdhi po me sulm personal ndaj Ramës.
“Standarde të dyfishta sa i përket sjelljes nuk duhet të aplikohen. Rama fyen individualisht dhe në grup opozitën. Zonjës që ju referove, është doktoreshë shkencash kur ti bridhje urave të Parisit”, u kundërpërgjigj kreu i PD.
Edhe pse pas këtij debati, ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi që mos thyhen normat e komunikimit në Kuvend, gjuha e ashpër dhe debatet pa etikë për etikën vazhduan edhe këtë të martë.
“Rama tha se ju s’ekzistoni dhe do ua them pse, do jua argumentoj pse”, tha nga foltorja e Kuvendit deputetja demokrate Grida Duma.
“Zonja ka një problem shumë të madh me veten mendoj, që sa herë flet vetëm fyen. Megjithatë, fyerjet e një zonje, do t’u bëj thirrje kolegëve deputetë t’i tolerojmë sa të kemi mundësi, por të marrësh fjalën dhe t’u thuash këtyre zonjave të tjera këtu që ju s’ekzistoni, ku të vjen gjithë ky helm”, iu përgjigje deputetes Duma, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Debati shkoi deri në pragun e përplasjes fizike. Për të ndaluar konfrontimin mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes u desh ndërhyrja e gardës.
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit