Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, u shpreh se çështja e statusit “non grata” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përbën një lajm që lidhet me Partinë Socialiste dhe nuk ka ndikim në aktivitetin e saj politik.
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Malaj tha se nuk e konsideron të arsyeshme të komentojë çështje që nuk i përkasin forcës së tij politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për procese apo vendimmarrje që nuk varen nga institucionet shqiptare.
Malaj nënvizoi se deri tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për zhvillimet e raportuara dhe për këtë arsye nuk mund të japë vlerësime apo interpretime. Ai shtoi se është e drejtë e Berishës apo e kujtdo tjetër të bëjë publike informacione që pretendon se ka marrë, por çdo koment politik mbi këtë çështje do të ishte i parakohshëm.
“Për t’i rënë shkurt dhe për të dhënë një mendim konciz, së pari ky nuk është lajm për ne. Nuk ka asgjë që e lidh këtë çështje me ne. Unë, në parim, nuk komentoj asnjë çështje, as kur është në gjykim, as kur është në hetim dhe as kur nuk i takon forcës sime politike. Për më tepër, ky rast nuk ka marrë ende një konfirmim zyrtar. Ashtu siç nuk kam gjykuar deri më sot akuzat ndaj çdo politikani, përfshirë edhe zotin Berisha, nuk mund të gjykoj as se çfarë ka ndodhur në këtë rast. Kjo është një çështje që i takon Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nuk më takon mua të hamendësoj se çfarë ka ndodhur apo si ka ndodhur. Çdo vendim i takon atyre. Është një lajm që personalisht nuk na prek dhe nuk na ndikon. Nëse ka qenë një narrativë e caktuar politike, unë të paktën në tetë muajt që kam qenë në Kuvend nuk kam dëgjuar askënd ta përmendë. Po e them edhe një herë, është një element që nuk na takon ne ta komentojmë, aq më tepër sa kohë nuk kemi një deklaratë zyrtare. Është në të drejtën e zotit Berisha apo të kujtdo tjetër të thotë se ka marrë një përgjigje të caktuar, por pa pasur një deklaratë zyrtare nuk mund të jap hamendësime, sidomos kur i përkas një force tjetër politike dhe Partinë Demokratike e kemi kundërshtare politike”, tha Malaj.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës