Deputetja e MB: Vuçiç përdor strategjinë e Putin! Britania, fokus urgjent në Ballkan

14 Shtator 2024 | 20:54

Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar pas deklaratave të ditës së djeshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ ajo ka shkruar se pas këtyre deklaratave, qeveria britanike duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan.

Po ashtu, ajo është shprehur se Vuçiç po përdor taktikat e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës.

“Pas deklaratave të mbrëmshme të Presidentit Vuçiç, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Pothuajse një vit nga sulmi i Banjskës ende nuk ka drejtësi, dhe përkundër bashkëpunimit të shtetit serb ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë). Vuçiç po thirret në librin e lojërave të Putinit që përcakton planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet sektare, populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, të mos përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”, ka shkruar ajo në ‘X’.

Kujtojmë se të premten Vuçiç kërkoi që në pjesën veriore të Kosovës të kthehet “gjendja e mëparshme” duke kërkuar kthimin e policëve në detyrë, të gjyqtarëve e prokurorëve, pagesat me dinarë, lirimin e “të burgosurve politikë” siç i quajti ai serbët e burgosur për shkak të dhunës në Veri, kur atje ishin vendosur barrikada. Ai po ashtu kërkoi themelimin urgjent të Asociacionit, pa të cilin sipas tij, nuk do të ketë bisedime mes dy vendeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), raportoi Sky Sport Italia të hënën....
20:13 | 27/07/2026

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026