Deputetja e PD për reformën territoriale: Jemi për 80 bashki, të reduktohen qarqet
Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, Dhurata Çupi deklaroi se duhet të rritet numri i bashkive nga 61 që është aktualisht në 80.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çupi u shpreh se qarku e ka humbur rolin e tij dhe në këto kushte duhet të reduktohet numri i tij.
“Ne kemi një projekt raport rreth 80 bashki. 12 qarqe janë shumë për vendin tonë, ose t’i japim fuqinë kushtetuese qarqeve ose t’i fillojmë t’i reduktojmë. Kam qenë e gatshme për bashkëpunim.
Mendoj se raporti që do të paraqitet nga deputetët e opozitës do të gjejë konsensusuin e të gjithë palëve opozitaree. Do të jetë një raport nga ekspertët, i mirë konsultuar sdhe që mbron interesat e qytetarëve shqiptarë”, theksoi ajo.
Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale do e shtyjë afatin e punës deri në 30 shtator.
LEXONI GJITHASHTU
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit