Deputetja e PS vjen në Kuvend me dy shishe uji, Koçeku: Ndotja e Drinit shqetësuese
Me dy shishe uji me vete, deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka ngritur shqetësimin për ndotjen e lumit Drin. Në njërën shishe shihej uji i pastër, që sipas saj përfaqëson cilësinë e ujit si ka qenë vite më parë, e në shishen tjetër shihej uji i ndotur, që sipas saj është cilësua që ka sot.
Ajo tha se nevojitet një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të arritur që t’i japin një zgjidhje këtij problemi, që sipas saj ndikon drejtpërdrejt në turizmin e vendit.
“Ky është uji i Drinit siç e mban mend gjyshi im, i gjallë, i ftohtë, i pastër, siç ka qenë dikur. Ndërsa ky, është uji i Drinit sot siç e shohin mijëra vizitorë dhe mysafirë që vijnë nga të tëra anët e botës për të parë Shqipërinë. Kjo është pasojë e dy shteteve shqiptare që ende nuk kanë mundur të zgjidhin bashkë një problem të përbashkët.
Unë sot po kërkoj pikërisht këtë, ta zgjidhim bashkë. Zgjidhja ekziston dhe ekspertët e kanë thënë. Së pari, na duhet një marrëveshje ndërkufitare mes Shqipërisë e Kosovës dhe veprim konkret. Së dyti, rrjeta e barriera në rrjedhën e Drinit të Bardhë e të Zi për me dalë mbetjet para se të kalojë kufirin. Së treti, investim në impiante pastrimi të ujërave të zeza në komunat kosovare përgjatë Drinit me bashkëfinancim prej BE, i cili ka tashmë 50 milionë euro të alokuara për ujin në veri. Së katërti, monitorim të vazhdueshëm, jo 4 herë në vit, por çdo muaj dhe me raporte publike”, shpreh deputetja.
Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
“Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
- 12:55 Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
- 12:28 Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival