Derbi Tirana-Partizani, të kuqtë favoritë, bardheblutë në kërkim të kthesës

4 Dhjetor 2020 | 12:32

Pasditen së premtes vëmendja e sportdashësve shqiptarë do të përqendrohet te stadiumi “Air Albania”, aty ku do të luhet derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani.

Në këtë ndeshje skuadrat vijnë në pozita të ndryshme, Partizani është në krye të renditjes dhe kërkon një fitore për të konfirmuar momentin e mirë që po kalon, ndërsa bardheblutë nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh në kampionat dhe derbin e shohin si momentin e duhur për të bërë kthesën.

Stadiumi “Air Albania” me sa duket i sjell fat kampionëve të vendit pasi në tre takime të luajtura në këtë impiant përballe demave te kuq nuk janë mposhtur në asnjërin prej tyre.

Por Tirana ka humbur disi nga shkëlqimi i saj i sezonit të shkuar dhe  në këtë sfidë është Partizani që vjen pak më i avantazhuar për shkak se ka një ecuri më të mirë dhe ka treguar vazhdimësi në rezultate, të paktën në 5 javët e para.

Por në një ndeshje derbi dihet mjaft mirë që vetëm favoritë nuk ka pasi pikët, renditja, momenti kalojnë në plan të dytë sepse  luhet për krenarinë e një qyteti të tërë.

Presioni është i madh dhe historia ka treguar se në fund do triumfoi skuadra që gabon më pak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026