Dërgoi mbi 1200 pako me substanca vdekjeprurëse, shitësi kanadez do dalë në gjyq

2 Shkurt 2024 | 15:25

Rasti i një burri kanadez të akuzuar për furnizimin me një kimikat helmues për njerëzit që vdiqën nga vetëvrasja do të shkojë drejtpërdrejt në gjyq, kështu ka vendosur një gjykatë në Ontario.

Prokurorët kanë përmirësuar gjithashtu akuzat kundër Kenneth Laë nga vrasja e shkallës së dytë në atë të shkallës së parë.

Sipas BBC, Law mund të ketë dërguar më shumë se 1200 pako që përmbajnë substanca vdekjeprurëse në rreth 40 vende, përfshirë Britaninë e Madhe. Ai bëri paraqitjen e tij të fundit në gjykatë të enjten.

Law, një ish-kuzhinier 57-vjeçar nga Toronto, përballet me gjithsej 14 akuza për vrasje të shkallës së parë, si dhe 14 akuza për ndihmë dhe këshillim për vetëvrasje, për gjithsej 28 akuza.

Avokati i tij, Matthew Gourlay, ka thënë se zoti Law synon të deklarohet i pafajshëm.

Të gjitha akuzat janë të lidhura me vdekjen e njerëzve nga e gjithë Ontario të moshës 16 deri në 36 vjeç. Policia ka thënë se më shumë se një viktimë është nën moshën 18 vjeç.

Në një paraqitje të mëparshme në gjykatë këtë javë, prokurorët i konfirmuan z. Law se çështja e tij do të vazhdojë me aktakuzë të drejtpërdrejtë, duke anashkaluar një hetim paraprak që zakonisht vlerëson nëse provat kundër një të pandehuri janë mjaft të forta për t’u nisur në gjyq.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026