“Deri në 5 mijë euro/m²”, Agjenti imobiliar zbulon zonat më të shtrenjta dhe alternativat më të lira në Tiranë
Orgest Beti , Agjenti imobiliar ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me çmimet e banesave për metër katror në Tiranë. Ai ka specifikuar se cilat janë zonat e shtrenjta dhe ato më të lira ku mund të gjendet një banesë me çmim më të arsyeshëm.
Beti ka theksuar se tregu po ndikohet nga një sërë faktorësh, kryesisht nga kostot e ndërtimi. Ai u shpreh se çmimet për metër katror variojnë ndjeshëm në varësi të zonës, ku kullat elitare arrijnë deri në 5 mijë euro/m², ndërsa zona të tjera ofrojnë alternativa më të përballueshme për qytetarët.
“Kjo është një analizë nga të dhënat e mia. Kam marrë një mesatare të transaksioneve që ndodhin në Tiranë. Kemi kulla specifike në Tiranë që kanë kualitet ndryshe, cilësi punimi ndryshe dhe shkojnë deri në 5 mijë euro m².
Kur flasim për pronat njerëzit definojnë vetëm çmimin. Gjetja e trojeve është një problem shumë i madh. Pronarët e truallit sot negociojnë shumë fort me ndërtuesit, nga 33% deri në 47%, pra një objekt 47% i kanë pronarët e tokës. Pastaj kemi 8% taksë në ndikimin në infrastrukturë, kemi 3% taksën e strehimit social, pastaj kemi arkitektë shqiptarë që ndjekin punimet. Pjesa më e madhe e produkteve tona është import. Nuk është pronë për të gjitha, janë kulla specifike me atë çmim të lartë.
Zonat on top janë Qendër (Sheshi Skënderbej); Ish-Blloku; Liqeni Artficial (Parku). I zgjedhin për shkak të fasaliteteve, shkolla, qendra shëndetësore, lëvizja pa mjet sepse është bërë një pjesë shumë e rëndësishme në Tiranë”, tha ai.
Sipas agjentit imobiliar, zonat kryesore të Tiranës vijojnë të kenë kërkesën dhe volumin më të lartë të transaksioneve, çka reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve. Më tej, ai evidenton gjithashtu se zona si Don Bosko, Ali Demi, Fresku dhe Astiri po shihen si alternativa më të përballueshme.
“Zonat kryesore e kanë volumin dhe kërkesën më të lartë dhe për rrjedhojë çmimet shkojnë në këtë pikë. Ata që investojnë më shumë në këto zona me këto çmime janë të huajt, shqiptarë të diasporës.
Shqiptarët në 30 vite kanë bërë biznes. Tek pronat ka investim të sigurtë, i rritet vlera.
Don Bosko është një zonë afër por dhe larg, është një zonë alternative. Ali Demi nuk ka pasur këtë kërkesë që ka sot. Ne Fresk kryesisht blejnë çiftet e reja me çmime më të përballueshme.
Astiri është zona më e preferuar ku metri katror është pak më lirë. E preferojnë sepse ka dy dalje, lidhet me Unazën Qëndrore, është afër dhe me Qendrën”, shpjegoi Beti.
Çmimet e banesave për metër katror në Tiranë:
1-Qendra (Sheshi Skënderbej)
2,000 € -5000 €
2-Ish-Blloku
2,300 € -5,000 €
3-Liqeni Artificial / Parku
2,500 € 4800 €
4-Komuna e Parisit
1,800 €-3,300 €
5-Don Bosko/
1,500 € -2,500 €
6-21 Dhjetori / Myslym Shyri
1,800 €-3,200 €
7-Ali Demi / Brryli
1,400 € 2,200 €
8-Fresku/Shkoze
1,300 €-1,700 €
9-Porcelani / Xhanfize Keko
1,500 €-2,000 €
10-Yzberisht / Astir
1,100 €-1,800 €
11- Paskuqan/Kamez
850€-1,300€
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta