“Deri tani, administrim shumë i mirë i procesit zgjedhor”, Kikia komenton atmosferën e 25 prillit
Mentor Kikia, kryeredaktor i Euronews Albania tha se kishte shkuar në qendrën e tij të votimit për të votuar, ku tregoi gjithashtu se situata atje ishte shumë normale me njerëz që prisnin të votonin por jo me radhë të gjata.
“Një administrim shumë i mirë i procesit zgjedhor”, kështu e cilësoi Kikia votimin ditën e sotme ku theksoi se një qytetari nuk i duhej të priste më shumë se 10-15 minuta për të ushtruar të drejtën e tij.
Kryeredaktori i Euronews Albania u shpreh se atmosfera në territorin e Shqipërisë, ditën e zgjedhjeve ka qenë ai i një ditë, deri tani, normale me incidente të vogla që mund të konsiderohen të papërfillshme po të shohim procesin në tërësi.
“Nuk mund t’i klasifikosh as incidente por probleme që lidhen kryesisht me funksionimin e pajisjeve elektronike duke qenë se aplikohen për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri,” – tha Kikia.
Sipas tij, me futjen e teknologjisë në këto zgjedhje e më tej do të bëhet i mundur institucionalizimi i diçkaje shumë të rëndësishme për qytetarët, siç është besimi.
Në fund të lidhjes së drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Mentor Kikia bëri thirrjen e tij për pjesëmarrje në votime jo vetëm si një detyrim kushtetues por një detyrim ndaj vetes.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Një pjesë do gëzohen, të tjerët do mërziten”, flet ish-kryeministri Nano pas votimit
- Përplasje mes komisionerëve të PS-së dhe PD-së në Libonik të Korçës, radhë të gjata në votime
- Përfaqësues të PD-së përplasen me kreun e KZAZ në Vlorë, kërkojnë largimin e një personi nga qendra e votimit
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian