Desantis: SHBA nuk duhet të pranojë njerëz që ikin nga Gaza, ata janë antisemitë
Guvernatori i Floridës dhe kandidati për president të SHBA-së, Ron DeSantis, tha se SHBA nuk duhet të pranojë refugjatët palestinezë që ikin nga Rripi i Gazës për shkak të luftës midis Izraelit dhe grupit militant Hamas.
“Unë nuk e di se çfarë do të bëjë Presidenti Biden, por ne nuk mund t’i pranojmë njerëzit e Gazës në këtë vend si refugjatë. Nëse shikoni sjelljen e tyre, ata nuk janë të gjithë anëtarë të Hamasit, por janë antisemitë. Asnjëri prej tyre nuk beson në të drejtën e Izraelit për të ekzistuar”, tha guvernatori republikan në një tubim në Iowa, transmeton portali Hill.
Ai tha se vendet e tjera në Lindjen e Mesme duhet të jenë ato që do të ofrojnë strehim për palestinezët e zhvendosur, jo SHBA.
“Vendet arabe duhet të pranojnë refugjatë. Mos i importoni ata në Shtetet e Bashkuara”, tha Desantis.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë