Dëshmia e agjentit para Gledis Nanos për Ervis Martinajn | 5 zhvillime
-
‘Zyrtarë në shërbim të Ervis Martinajt’, çfarë dëshmoi agjenti para Gledis Nanos
Gazetari Elton Qyno u shpreh për Euronews Albania se agjenti Jeton Lami dëshmoi para ish-drejtorit të Policisë së Shtetit se Ervis Martinaj ndihmohej edhe nga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.
Gazetari nënvizoi se nëse do të kemi një procedim penal për dëshminë e tij, gjysma e drejtuesve të Policisë do të shkarkohen.
Lexoni për më shumë: ‘Zyrtarë në shërbim të Ervis Martinajt’, çfarë dëshmoi agjenti para Gledis Nanos
- Çfarë shkruante Vis Martinaj në mesazhin e fundit, gazetari: E tradhtuan shokët
Gazetari Elton Qyno tregoi për Euronews Albania se para se Ervis Martinaj të zhdukej familja ka pasur kontakte në forma të ndryshme me të.
Ai tha se mesazhi i fundit i Martinajt ka qenë me xhaxhain e tij, më 8 gusht të këtij viti ku i kishte kërkuar të kishin kujdes pasi mund të kishte kontrolle.
Lexoni për më shumë: Çfarë shkruante Vis Martinaj në mesazhin e fundit, gazetari: E tradhtuan shokët
- Bërnabiç me mesazhe paqeje nga Mitrovica e Veriut: Na intereson stabiliteti
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se nga Mitrovica e Veriut, ku po qëndron për vizitë, dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.
Ajo tha se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë dhe shtoi se është e lumtur që ndodhet në Kosovë “në një moment kaq të vështirë”.
Lexoni për më shumë: Bërnabiç me mesazhe paqeje nga Mitrovica e Veriut: Na intereson stabiliteti

- Përplasjet në PD, Alibeaj: Çoroditja na ka frenuar për të bërë opozitë serioze
Enkelejd Alibeaj për përplasjet brenda Partisë Demokratike, tha për Euronews Albania se çoroditja i ka frenuar për të bërë një opozitë serioze.
Alibeaj u shpreh se ‘asnjë deputet nuk i ka fryrë zjarrit’ dhe se do të vijë momenti që DO kthjellohet situata, me qëllim për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.
Lexoni për më shumë: Përplasjet në PD, Alibeaj: Çoroditja na ka frenuar për të bërë opozitë serioze
- Liz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe
Liz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.
Truss fitoi 81,326 të votave dhe rivali i saj Richi Sunak 60,399, njoftoi të hënën Graham Brady, kryetar i komitetit.
Gjatë fjalës së saj, ajo falënderoi familjarët, mbështetësit edhe ish-rivalin tim Richi Sunak, duke vlerësuar figurën e tij.
Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla
Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 11:07 Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
- 11:02 Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia