Dëshmitarët e shpërthimit në Stamboll: Vrapuam në panik, kudo kishte tym të zi
Gjashtë persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm që bëri jehonë në Stamboll pasditen e sotme.
Shpërthimi, shkaku i të cilit ende nuk dihet, ndodhi në pedonalen e Istiklal në lagjen Beyoğlu, jo shumë larg sheshit Taksim dhe presidenti tha se ishte një “sulm terrorist”, ndonëse policia po punon për zbardhjen e rrethanave.
Videot e postuara në mediat sociale treguan dhjetëra njerëz të tmerruar që vraponin dhe përpiqeshin të futeshin në dyqanet aty pranë, ndërsa tymi nga shpërthimi dilte pas tyre.
Qytetarët, që vetëm pak minuta më parë po shijonin diellin e pasdites, u detyruan të vrapojnë për t’u strehuar sa hap e mbyll sytë.
“Kur dëgjova shpërthimin, u ngurtësova, njerëzit ngrinë, panë njëri-tjetrin. Pikërisht atëherë filluan të vrapojnë. Çfarë mund të bënin tjetër,” tha për Reuters Mehmet Akus, 45 vjeç, një punëtor restoranti në shëtitoren e rrugës Isitklal ku ndodhi shpërthimi.
“Më kanë thirrur të afërmit, e dinë që punoj në Istiklal, i kam siguruar që jam mirë”, ka shtuar ai.
Dëshmitari okular Čemal Denisči ishte rreth 50 metra larg vendit të shpërthimit kur e dëgjoi atë.
“Pashë tre ose katër njerëz në tokë… njerëzit po vraponin në panik dhe kishte tym të zi kudo. Zhurma ishte aq e madhe, pothuajse shurdhuese,” i tha ai AFP.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës