Shpërthimi në Stamboll, Begaj dhe Xhaçka ngushëllojnë familjarët e viktimave
Presidenti Bajram Begaj dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka kanë ngushëlluar familjarët e viktimave nga shpërthimi në Stamboll.
Xhaçka e konsideroi ngjarjen shokuese, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
“Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme,” – thuhej në deklaratën e ministres.
Begaj dënoi çdo akt që synon dëmtimin e njerëzve të pafajshëm.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe personave të plagosur nga shpërthimi vdekjeprurës,” – shkroi presidenti nw Twitter.
Our thoughts and prayers are with families of victims and injured persons of the deadly explosion in #Istanbul this afternoon. Shocked by this tragedy, we stand close to Türkiye and condemn any act aimed at harming innocent people.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 13, 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur në Stamboll më 13 nëntor.
Ai theksoi se shpërthimi ishte “sulm me bombë” dhe mund të jetë sulm “terrorist”.
LEXONI GJITHASHTU:
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës