Dështoi të arrinte sanksione kundër Izraelit, dorëhiqet ministri i jashtëm holandez
Ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp, dha dorëheqjen të premten në mbrëmje, pasi dështoi të siguronte sanksione të reja kundër Izraelit për shkak të luftës në Gaza.
Veldkamp e kishte informuar parlamentin e vendit se kishte ndërmend të sillte masa të reja në përgjigje të ofensivës së planifikuar të Izraelit në Qytetin e Gazës dhe zona të tjera me popullsi të dendur, por nuk arriti të siguronte mbështetjen e partnerëve të tij të koalicionit, shkruan CNN.
Ish-ambasadori 61-vjeçar në Izrael u tha gazetarëve se mendonte se nuk ishte në gjendje “të zbatonte vetë politikat dhe të hartonte kursin që e konsideronte të nevojshëm”.
Pas dorëheqjes së Veldkamp, anëtarët e mbetur të kabinetit të partisë së tij të qendrës së djathtë, Kontrata e Re Sociale, gjithashtu dhanë dorëheqjen, duke e lënë qeverinë holandeze në rrëmujë.
“Shkurt, e kemi mbaruar”, tha kreu i partisë, Eddy Van Hijum, duke i quajtur veprimet e qeverisë izraelite “diametralisht të kundërta me traktatet ndërkombëtare”.
Qeveria holandeze u rrëzua në qershor, kur ligjvënësi anti-islam Geert Wilders u tërhoq nga koalicioni katërpartiak i vendit për shkak të një debati rreth imigracionit.
Tre partitë e mbetura qëndruan në një qeveri të përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve në tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge