Dështojnë bisedimet e paqes midis Afganistanit dhe Pakistanit

29 Tetor 2025 | 08:10

Negociatat midis Afganistanit dhe Pakistanit që synonin arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse në kufirin e të dy vendeve kanë përfunduar pa rezultate. Ministri Pakistanez i Informacionit, Attaullah Tarar në një postim në platformën X u shpreh se Afganistani nuk dha garanci.

“Fatkeqësisht, pala afgane nuk dha garanci dhe iu drejtua një loje fajësimi, shmangieje dhe dredhish”, tha Tarar.

Pas katër ditësh bisedimesh në Stamboll, të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia, ministri pakistanez shtoi se dialogu nuk mundi të çonte në një zgjidhje të realizueshme.

Të dy palët kishin ranë dakord së fundmi në Doha për një armëpushim pas ditësh luftimesh që vranë dhjetëra njerëz, në valën më të keqe të dhunës që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021.

Luftimet shpërthyen kur Islamabadi kërkoi që talebanët të merrnin masa të ashpra ndaj islamistëve, të cilët sipas tij po nisin sulme ndërkufitare ndaj forcave pakistaneze. Pakistani nisi sulme ajrore në anën tjetër të kufirit dhe pasuan përleshje të ashpra.

Islamabadi akuzon Kabulin se strehon militantë që synojnë forcat pakistaneze. Talebanët i mohojnë akuzat dhe thonë se operacionet ushtarake të Pakistanit shkelin sovranitetin afgan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026