Dështon sërish seanca ndaj ish-truprojës së Saimir Tahirit
Ka dështuar për të disatën herë seanca për Hekuran Markun, ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Teksa prej më shumë se një muaji kanë përfunduar konkluzionet e organit të akuzës dhe pritej fjala e mbrojtjes së të pandehurit e më pas vendimi i togave të zeza të GJKKO-së, edhe këtë të mërkurë seanca dështoi, për shkak se mbrojtja kishte bërë kërkesë për shtyrje.
Ndërkohë më herët, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Hekuran Markut për gjykim të shkurtuar. Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse Marku do të dënohet, i zbritet 1/3 e dënimit, ndërsa SPAK kërkoi 12 vite heqje lirie. Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën.
Më 1 prill, Marku u ekstradua nga Gjermania për t’u përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës, të zbuluar në kuadër të hetimeve nga operacioni i koduar “Shpirti”.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar