“Destinacion“ eksploron bukuritë natyrore përgjatë lumit të Vlorës

27 Maj 2021 | 18:11

Në këtë “Destinacioni“ ju njohim me bukuritë natyrore të fshehura mes fushash e malesh dhe monumentet e kulturës përgjatë Lumit të Vlorës.

Ndalesën e parë e bëjmë në Drashovicë, aty ku më 1920 dhe më 1943 u zhvilluan dy beteja të ashpra kundër pushtuesve, e ku djemtë e labërisë i bënin ballë sulmeve të armikut.

Jo shumë larg Drashovicës në afërsi të fshatit Mavrovë, ndodhet ura e Slapit, e ndërtuar në shekullin e 17 dhe një ndër më të rëndësishmet përgjatë lumit të Shushicës.

Kjo nuk është ura e vetme, pasi ndodhet dhe Ura e Frëngut në hyrje të fshatit Gjorm dhe është ndërtuar mbi përroin e Pishqes. Sipas toponimit mendohet se ndërtimi përkon me kohën e Kryqëzatave, ndërsa disa studiues e shohin më të vonë.

Gjatë udhëtimit takojmë Ardit Kotollaku një ndër vizitorët e kësaj ure, i cili na zbulon më shumë se çfarë i ka pëlqyer në këtë zonë.

“Unë kam ardhur nga Berati për të parë lumin e Vlorës. Vij për herë të parë dhe kam ngelur i mahnitur. Kanioni i vogël në Tërbaç më ka pëlqyer shumë dhe lumin e Vlorës do ja sygjeroj të gjithë miqëve të mi“, thotë vizitori Ardit Tollaku.

Pas kësaj ndalese në Urën e Frëngut vijojmë rrugën për në Lepenicë ku do vizitojmë shpellën e shkruar, e cila ndodhet në malin e fshatit që dikur në vitet 1700 njihej si Kanina e vogël.

Shpella u zbulua në vitin 1970 dhe mori direkt statusin e monumentit të kulturës kategoria e parë. Në tavanin e shpellës gjenden të vizatuara 19 figura antropomorfe e tetë figura gjeometrike. Fatkeqësisht Shpella e Shkruar e Lepenicës që është nga më të vjetrat në Ballkan e në Evropë, ka degraduar.

Ndalesa e radhës është fshati Tërbaç për të vizituar një bukuri natyre siç janë kanionet eTërbaçit. Një pjesë e rrugës bëhet në këmbë, por ja vlen sepse gjeni pas disa minutash një bukuri të virgjër.

Në fund të ditës shkojmë vizitojmë hotelin më të ri të ndërtuar në Vlorë, në zonën e Skelës, ngjitur me muzeun e Pavarësisë, ku sapo ka nisur të funksionojë Regina Garden, me një vendndodhje perfekt e komoditet maksimal.

Në hotel takojmë Ermal Demaj, shef i kuzhinës në Rexhina Grup, i cili tregon se çfarë ushqime ofron hoteli.

“Ushqimet tona janë në 80 për qind italiane, por përgatisim dhe ushqim tradicional shqiptar dhe në këtë mënyrë turistët e huaj mund të njohin kuzhinën shqiptare. Kjo duhet të jetë motoja e gjithë restoranteve dhe hoteleve në Shqipëri, pra në çdo menu duhet të ketë ushqim shqiptar,”- shprehet kuzhinieri i Rexhina Grup, Ermal Demaj.

Me freskinë e detit në tryezën e hotelit Regina Garden, mbyllim destinacionin tonë të radhës për t’ju sugjeruar një tjetër vend interesant të enjten e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest

Një udhërrëfyes malor me përvojë nepalez u gjet i gjallë sot, të enjten, në shpatet e majës më të lartë të botës në Everest ,gjashtë...
15:50 | 04/06/2026

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024