Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Një udhërrëfyes malor me përvojë nepalez u gjet i gjallë sot, të enjten, në shpatet e majës më të lartë të botës në Everest ,gjashtë ditë pasi gjurmët e tij u humbën dhe u konsiderua i vdekur.
“Ai u gjet këtë mëngjes ndërsa po zvarritej drejt kampit bazë” nga një ekip i Komitetit të Kontrollit të Ndotjes së Sagarmathas (SPCC), organizata përgjegjëse për pastrimin e malit, tha për AFP-në Sherpa Pemba, nga kompania 8K Expeditions, përgjegjëse për shpëtimet.
“Ai u mor me helikopter për t’u dërguar në një spital në Katmandu. Fola me mjekët, ai ka pësuar ngrirje, por në përgjithësi duket se është në gjendje të qëndrueshme. Ai është i vetëdijshëm dhe po merr ndihmë mjekësore”, tha Nishad Dhakal , një mjek në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Spitalin HAMS të Katmandusë.
Gruaja e udhërrëfyesit, Sherpa Damu, përshkroi për AFP-në sa e lumtur ishte familja kur dëgjoi lajmin e mirë.
“Ne kishim hequr dorë nga çdo shpresë dhe filluam shërbesat përkujtimore dje”, shtoi ajo.
Sherpa Dawa, e njohur edhe si Hillary Dawa, 52 vjeç, po kthehej me një alpinist polak i cili nuk kishte arritur të arrinte 8,849 metra kur gjurmët e tij humbën midis kampeve 3 dhe 4.
Ai u pa për herë të fundit më 29 maj. Klienti i tij u kthye në kampin bazë, por nuk ishte e qartë se si u ndanë. Të dy ishin ndër alpinistët e fundit në Everest për sezonin, i cili përfundoi muajin e kaluar.
“Dawa mbijetoi i vetëm për gati një javë pa ushqim, ujë apo oksigjen shtesë, duke u përpjekur të gjente rrugën për t’u ngjitur në akullnajën e rrezikshme Kumbhu”, tha kompania alpiniste e malit Everest në Nepal në një postim në mediat sociale.
Më shumë se 1,000 alpinistë dhe udhërrëfyes, një numër rekord, janë ngjitur në Everest këtë sezon, me qeverinë që ka lëshuar 494 leje.
Pesë alpinistë dhe udhërrëfyes kanë vdekur në Everest këtë sezon, sipas zyrtarëve.
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin