Destinacion eksploron shpellën e Mbytjes në Funar
Në Destinacionin e sotëm në Euronews Albania ju prezantojmë më shpellën e Mbytjes. Ata që kanë shpirtin e aventurës apo i pëlqen ecja në natyrë dhe historia do duan ta vizitojnë këtë vend për ta prekur nga afër misterin e frikën që rrethon shpellën sipas legjendës.
Ne do ju tregojmë sot një rrugë tjetër që mund të jetë më e gjatë, por shumë më interesante për t’u ndjekur, dhe që është nga Elbasani. Pasi të arrin në Elbasan merrni rrugën për në Funarë dhe kur të jeni në qendër të njësisë duhet të merrni rrugën për Mollagjesh.
Mollagjeshi është fshat i vogël kufitar me Krrabën dhe është vetëm 7 minuta larg qendrës administrative. Qemal Tori ish-mësues në zonë na tregon disa detaje interesante të këtij fshati të fshehur mes malesh.
“Fshati ka rreth 80 shtëpi dhe emrin e ka marrë se më parë kultivohej shumë molla. Pjesa më e madhe e banorëve në fshat merren me bujqësi e blegtori. Fshati ka shpellën e Mbytjes, e cila ndodhet një orë larg nga këtu,” thotë Qemal Tori banor i zonës.
Tani nis dhe aventura jonë për në shpellën e Mbytjes, ku na shoqëron Inerdo Sinani gjimnazist, bashkë me shokët e tij.
Nga fshati deri në rrugën poshtë kodrës ku ndodhet shpella nuk është shumë larg, por me makinë të ulët nuk shkohet. Në këmbë rruga zgjat rreth një orë e 15 minuta me hap normal. Askund nuk kishte tabelë që tregonte rrugën për në shpellë e po mos ishin këta djem të rinj, kurrë s’kishim për ta gjetur. Ndaj iu duhet patjetër një guidë me vete.
Administratori i Funarës Olition Haka na e tregon legjendën e shpellës së Mbytjes.
“Një ndër atraksionet që është për t’u vizituar është shpella e Mbytjes në fshatin Mollagjesh. Kjo shpellë ka një legjendë sipas të cilës nëse shkoja aty brenda nuk duhej të mallkoje. Te shpella shkon një grup njerëzish që do merrnin një nuse, të cilët hyn aty se filloi të bier shi dhe mallkuan. Sipas gojëdhënës ngrinë aty dhe nëse shihni stalaktidet brenda janë në formën e kalit me nusen,” shprehet Oltion Haka administrator i Funarës.
Hyrja e shpellës së Mbytjes është e ngushë dhe gati nuk e kupton që pas saj hapet një dhomë e madhe mbushur me stalaktide. I çuditshëm është fakti që në shpellë stalaktidet kanë dy lloje ngjyrash, bezhë dhe të bardhë e stalaktidet në formën e kalit me nusen.
Nëse do e vizitoni këtë vend, mirë është të merrni me vete ushqim, ujë e të keni këpucë të rehatshme. Edhe pse udhëtimi ynë për në shpellën e Mbytjes ishte pak i lodhshëm, është vërtet një destinacion që ia vlen ta përfshini në listën tuaj.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!