“Destinacion” eksploron tre ujëvarat e Kakunjës
“Destinacion” në Euronews Albania viziton tre ujëvarat e Kakunjës, të cilat janë një dhuratës e natyrës, të strukturuara në mes të tre qyteteve Tiranës, Elbasanit dhe Peqinit. Duhen 30 minuta për të arritur nga Baldushku në Kakunjë, por një pjesë e rrugës është e pa asfaltuar dhe duhet ecur me kujdes.
Mirel Meta mësues i anglishtes na tregon më shumë për Kakunjë turistike.
“Fshati ynë përveç ujëvarave ofron dhe potenciale të tjera turistike. Ne jemi të rrethuar nga kodra që janë të mbuluar me gjelbërim dhe i mundësojnë turistëve, që të bëjnë sporte si ecje apo ngjitje në kodrat. Gjithashtu mund të vizitohet dhe parku i Pishave,”- thotë përkëthyesi Mirel Meta.
Për të shkuara te ujëvara duhet një makinë e lartë për shkak të rrugës dhe banorët kanë bërë një kërkesë te Këshilli Bashkiak për asfaltim të rrugës. Tabelat orientues gjatë rrugës që të çon te ujëvarat janë të vogla dhe duhet bërë kujdes.
Gjatë rrugës takojmë Petriti Kacollja një banor të zonës. Ai na shoqëron në udhëtimin tonë drejt ujëvarave dhe na tregon arsyen se pse braktisën fshatin e vjetër.
“Ne zbritëm se mungonte rruga e asfaltuar dhe uji. Njerëzit në fshat merren me prodhimin e ullirit, grurit dhe misrit,”- shprehet Petrit Kacollja banori i zonës për Destinacion në Euronews Albania.
Shtegu që të çon te ujëvara është shumë i ngushtë dhe duhet ecur një nga një. Pas pak minutash arrijmë të ujëvara më e madhe e Kakunjës, e cila është e mrekullueshme. Ky vend është fantastik për të organizuar një piknik.
Ujëvara e dytë është pas shtëpisë të fundit të gurtë dhe aty ka një sheshpushim ku mund të bëni dhe piknik. Ndërsa ujëvara tjetër është 100 metra mbi të. Për të arritur te ujëvarat duhet 1 orë ecje.
Erjeta Gajtani një turiste që viziton ujëvarën na tregon për eksperiencën e saj.
“Ju bashkëngjitet një Grupi hiking për në Kakunjë dhe jam mahnitur nga Kakunja e sipërme, i cili sot është një fshat i braktisur dhe është për të ardhur keq se kishte disa bukur natyrore shumë të bukura,”- tregon Erjeta Gajtani.
Shumë pranë Kakunjës në rrugën kryesore ndodhet liqeni i Rovës, i cili duhet vizituar nëse shkoni në Kakunjë. Largohemi duke e sygjeruar këtë zonë si destinacion për fundjavën, pasi ja vlen të eksplorohet.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!