Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme
“Destinacion” shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe ujërat termalë apo llixhat e Leskovikut .
Për të shkuar në Leskovik bëjmë rrugën nga Përmeti, një nga rrugët më të bukura që ka vendi ynë, por dhe e asfaltuar. Bashkëshoqërues përgjatë udhëtimit është mali i lartë i Nemërçkës, bora e të cilit nuk ka shkrirë ende.
Para se të shkojmë në Leskovik bëjmë një ndalesë te gryka e Sopotit, një surprizë e zonës.
Në Leskovik autorja Rezarta Delisula takon një çift nga Gjermani, të cilët udhëtojnë më biçikletë dyshe dhe tregojnë eksperiencën e tyre në Leskovik.
“Është hera e tretë që vijmë në Shqipëri dhe na pëlqen shumë Leskoviku. Qytetin e kemi vizituar më parë në dimër dhe ishte shumë ftohtë. Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që kemi takuar gjatë udhëtimit tonë me biçikletë,” thonë turistët gjermanë.
Qyteti i Leskovikut përmendet në dokumentet e shkruara që në shekullin e XV. por kulmin e arriti në vitet 1800.
Drejtuesit e lartë otomanë e kthyen qytezën në vend verimi dhe Leskoviku kaloi gradualisht në Sanxhak. Në qendër të qytetit janë dy rrepe legjendar, që janë dëshmitarë të zhvillimit në atë kohë.
Kur të vizitoni Leskovikun mos harroni të shkoni dhe te dy prej objekteve fetare më me vlerë të kësaj zone, Mekamin e Glinës dhe Kishën e Shën Mërisë në hyrje të qytetit.
Brenda Mekamit, gjenden dy varre të shenjta dhe më 25 gusht, këtu vijnë qytetarë nga të gjitha fetë për të kërkuar ndihmën e dervishëve duke bërë kurban bagëti. Rreth 600 të tillë priten në një ditë në vendin e mirë.
Në Leskovik duhet të vizitoni patjetër ujërat termalë të cilat ndodhen 10 kilometra larg qytetit. Rruga për në ujërat termalë apo llixhat e Leskovikut vijon anës Vjosës dhe duhet makinë e lartë, pasi disa vende janë të pakalueshme. Ato dikur kanë qenë të famshme e thuhet se kanë aftësi magjike shëruese.
Ndalemi në fshatin Leçe për të vizituar një nga ambiciet më të rralla të njeriut, agroturizmin “Max Winery”, i cili rrethohet nga 16 hektarë vreshtash rrushi autoktonë.
Maksim Fejzulla është biznesmeni i njohur në Korçë, por prej 10 vitesh shumë i respektuar edhe në leskovik, ku me punën e tij në këtë zonë ka punësuar shumë familje nga Leskoviku.
“Sot janë 50 mijë rrënjë rrushi. Krahas rrushit kam mbjellë qershi, kumbulla, dardha, mollë, shalqi, pjepër, por nuk mungon dhe prodhimi i perimeve si domate, spec, fasule. Agroturizmi është kthyer në një vend shumë atraktiv, vetëm nga dora e njeriut. Unë këtu kam sjellë punësim, por edhe zhvillimin që i mungonte kësaj zone,”- thotë biznesmeni Maksim Fejzulla.
Argotizmi është dy katësh, sipër tre dhoma gjumi ndërsa poshtë holli dhe kuzhina, çdo gjë e arreduar me shumë shije, nga Diana bashkëshortja e Maksit.
Brenda territorit të vreshtave gjenden edhe rrënojat e një kishe të vjetër të Shën Eleni Konstandini, në të cilën është ngritur një foltore dhe Maksi ka menduar ta ringrejë nga fillimi.
Ky është një vend i paqtë, parajsë në tokë, dhe një fundjavë në Leskovik ia vlen ta bëni.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet