‘‘Destinacion‘‘ viziton Bërzeshtën e poetëve, Vilson Blloshmi e Genc Leka

3 Qershor 2021 | 18:30

‘‘Destinacion” viziton Bërzeshtën e poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka, fshatin ku gjendet rrapi shekullor monument natyre, por dhe 7 Çezmat e Moisi Golemit që mendohet se janë mbi 600-vjeçare edhe ato monument kulture.

Në fillim shohim rrapin e Bërzeshtës ku ndodhen dhe 7 çezmat e Moisi Golemit. Profesori Agim Gjymenga na tregon pjesë nga historia e fshatit.

“Fshati Bërzeshtë ka qenë i banuar nga ilirët. Në këtë fshat më 24 korrik në vitin 1943 është formuar bataljoni partizan i Bërzeshtës me komandant Sami Lekën dhe gjatë luftës me gjermanët kanë rënë shumë dëshmorë nga Bërzeshta. Emri i fshatit vjen nga sllavishtja e do të thotë “shpejt“, ashtu si rrjedh uji. Fshati ka dhe rrapin shekullor që është monument kulture,“- thotë profesori Agim Gjymenga.

Kjo zonë ka pasur arsimin prioritet dhe në vitin 1913 është hapur shkolla e parë shqipe në rrethin e Librazhdit nga Shaban Blloshmi e Dervish Hima.

Gjatë regjimit komunist në vitet ’70 dy mësues të njohur të këtij fshati Vilson Blloshmi e Genc Leka nuk u lejuan të japin mësim në këtë shkollë ndërsa familjet e tyre u persekutuan gjatë nga regjimi.

Vizitojmë shtëpinë e Vilson Blloshmit, një shtëpia dykatëshe, me një arkitekturë shumë të bukur me gurë e dru, por po rrënohet dita ditës. Nuk ka mbetur më asgjë aty, veç një palë perde, shenjë e së shkuarës.

Pas vizitës te shtëpia e poetit Vilson Bollshmi shkojmë te shtëpia e poetit Genc Leka. Nga e shkuara aty s‘ka mbetur më asgjë, por motra e poetit Manushaqe Leka jeton fare pranë dhe rrëfen për “Destinacion“ në Euronews Albania periudhën e vështirë që kaloi familja gjatë regjimit komunisit.

“Origjina e babait është nga Bërzeshta dhe ka qenë aktivist në çlirimin e Shqipërisë. Vëllai im Genc Leka u emërua mësues dhe pasi e larguan nga puna si mësues, filloi punë në Librazhd me parullat. Atë e arrestuan dhe pushkatuan. Regjimi i saj kohe arrestoi dhe burrin time se ishte kunati i Genc Lekës,“- rrëfen e përlotur motra e poetit.

Ndalesa e fundit në këtë “Destinacion“ është fshati Mënik, ku do të shihni vende fantastike për të bërë zgarë apo piknik anë lumit Bushtricë, do të shohim një ujëvarë, kanionet e thella dhe urën e lashtë të Prenës.

Bushtrica është një lum i bukur e i kthjellët e përgjatë saj ka vende piktoreske. Armando Kryeziu drejtor i Turizmit në Bashkinë e Përrenjasit na tregon atraksionet turistike të kësaj zone.

“Kanioni i Menikut në lumin e Bushtricës ka një bukuri përrallore dhe do mbeteni të kënaqur me vendet piktoreske që do gjeni. Vizitorët mund të bëjnë piknik pranë lumit të Bushtricës dhe të shijojnë ajrin e pastër,“- shprehet z. Kryeziu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest

Një udhërrëfyes malor me përvojë nepalez u gjet i gjallë sot, të enjten, në shpatet e majës më të lartë të botës në Everest ,gjashtë...
15:50 | 04/06/2026

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024