Destinacionet e preferuara/ Sa shpenzojnë shqiptarët për pushime?
Sezoni turistik sapo ka nisur, ndaj dhe qytetarët në vendin tonë po nxitojnë të prenotojnë pushimet.
Të dhënat e fundit tregojnë se shqiptarët për pushime mbi 4 net jashtë vendit harxhojnë 405 euro secili. Mesatarja e Bashkimit Europian është 900 euro.
“Kanë filluar që në mars, janë shumica klientë nga Europa që rezervojnë paraprakisht, shqiptarë që jetojnë në Europë. shqiptarët kanë filluar për në Turqi dhe Greqi”, thotë Fjorida Zani, tur operator.
Eurostat në të dhënat e vitit 2020 tregon se Shqipëria renditet e katërta nga fundi, si një ndër vendet ku qytetarët shpenzojnë më pak për pushime.
“Fillojnë nga 400 euro e deri në shuma më të larta. Por mesatarja është 500-700 euro për 6 net dhe 7 ditë”, tregon tur operatorja.
Këtë sezon të ri turistik, rritja e çmimeve ka ndikuar në rezervime. Qytetarët kanë bërë disa kompromise.
“Çmimet janë rritur 35% në mbarë botën. Rezervimet janë më të pakta, shqiptarët vendosin në vend të fundit dhe është e vështirë të gjesh ato çmime që kemi folur paraprakisht…Varet nga numri i ditëve, në përgjithësi kanë reduktuar numrin e ditëve për të pasur pushimet që kanë bërë vjet”, tregon Zani.
Turqia dhe Greqia janë dy destinacionet më të kërkuara. Kjo edhe për faktin se ofrojnë paketa “all inclusive”, të gjitha të përfshira në çmim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta