Destinaconi eksploron Kuçovën e arit të zi dhe kishave të shekullit XI
Destinacioni ynë i sotëm është Kuçova nën të cilën gëlon ar i zi. Kuçova është një qytet që ka puse nafte pafund, ka edhe kisha të shekullit XI. Ky qytet ka palma, eukalipte të sjella nga Rusia, mimoza të kohës së kinezëve.
Kuçova është 82 kilometër larg nga Tirana nëse i bini nga autostrada. Në fshatin Vlashuk, ka qenë kampi famëkeq i të burgosurve politik, gjurmë të së cilit nuk gjejmë më, por që kanë lënë pas veprat gjigande të ndërtuara me ndihmën e tyre, digën në lumin Devoll. Dhjetëra të burgosur politikë kanë humbur jetën në ndërtimin e kësaj vepre për të cilën do të na flasë Pëllumb Ago, administrator i Digës së Devollit.
“Kjo quhet Diga Vlashuk dhe i shërben rezervuarit të Thanës. Diga është bërë për të bllokuar lumin dhe për të mbushur rezervuarin, që është një ndër rezervuarët më të mëdhenj në Shqipëri me 990 hektarë sipërfaqe, ujëmbledhës për të vaditur tokat e Myzeqesë,” – thotë Pëllumb Ago administrator i Digës.
Vazhdojmë udhëtimin në Kozara, që është një ndër 100 fshatrat më me vlerë të Shqipërisë. Në të hyrë sheh puse nafte njëri pas tjetrit dhe që janë ende në punë. Në vitin 1913 gjeologët italianë Del Piazi dhe De Toni, në studimin e bërë konkluduan se në këtë vend do kishte burime nafte e po në këtë vit qeveria italiane dërgoi në Shqipëri një mision shkencor.
Fjala Kuçovë do të thotë tokë pjellore. Të paktën kështu e ka shpjeguar Sherif Brisku, i cili erdhi në këtë vend bashkë me familjen e tij dhe nisën të pastronin tokën nga shkurret e shumta deri sa u shfaq kjo tokë e pasur me ar të zi. Studiuesi Shkëlqim Ago, na tregon detaje të ndërtimit të qytetit të tij.
“Kuçova është një vendbanim i hershëm, por si qytet ka marrë zhvillim në shekullin XX. Kjo ka ndodhur se Italia ka zbuluar burimet e naftës dhe nga aty filloi dhe zhvillimi i qytetit,” – shprehet studiuesi Shkëlqim Ago për Destinacion në Euronews Albania.
Në hyrje të Kuçovës ndodhet aerodromi ushtarak, ndër më të vjetrit në Europë e në të kanë qëndruar shumë tipe avionësh që nga JAK dhe MIG 15 deri te avionët reaktiv kinezë e sovjetikë. Lulishtja në qendër ka gjithashtu shumë histori, e këtë e dëshmojnë bustet që janë ngritur aty.
Vizitën e fundit e bëjmë në Perondi, njësinë administrative që ka një ndër kishat më të vjetra në Ballkan e që ka qenë qendër e rëndësishme në kohën e sundimit osman. Kisha e Shën Kollit është shumë e vizitueshme nga turistët dhe e veçanta është se për të kujdeset një muslimane, Florie Serjani e cila prej 30 vjetësh mban çelësat e kishës.
Në fund shohim urën e gurtë e cila është zhytur mes ferrave dhe qëndron mbi përroin e Lapardhicës e që sot mund ta gjejmë vetëm në këtë fotografi të vjetër.
Largohemi nga qyteti i arit të zi, duke menduar lavdinë e dikurshme, xhiron e bukur mes aromës së mimozave, pesë pistat e vallëzimit dhe erën e naftës që do të na ndjekë gjatë në kthim.
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta