Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, shpallet në kërkim 17-vjeçari i dyshuar si autor
Detaje të reja kanë dalë lidhur me plagosjen e dyfishtë me thikë, të ndodhur të premten në mbrëmje në qendër të qytetit të Shkodër, pranë shatërvanit.
Burime për Euronews bëjnë me dije se, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe marrjes në pyetje të të plagosurve, policia ka arritur të identifikojë autorin, një 17-vjeçar me inicialet A.S., i cili është shpallur në kërkim.
Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive banale. Debati mes të rinjve ka nisur pas një konflikti të çastit për një fjalë goje dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike me grushta dhe deri në përdorimin e thikës.
Më pas, 17-vjeçari i identifikuar si autor është afruar dhe ka goditur me thikë në shpinë dhe bark dy të rinjtë, Enis Prezen dhe Elio Shullani, të moshave 19 dhe 17 vjeç.
Të plagosurit morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër 17-vjeçar, i dyshuar si i përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit