Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga autorët, automjeti u mor në Rinas
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Policia ka bërë me dije se po vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci, ngjarje e ndodhur më 26 prill në fshatin Balldren. Sipas hetimeve policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë automjetin tip “Volkswagen Polo”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të qëlluar me armë zjarri ndaj viktimave.
Automjeti është gjetur në fshatin Torovicë, në banesën e shtetasit B. K., ku ishte fshehur dhe mbuluar me bar për të humbur gjurmët. Gjatë kontrollit brenda në mjet, grupi hetimor ka sekuestruar dy gëzhoja model 56, ndërsa nga këqyrja rezultoi se mjeti kishte dëmtime të dukshme, përfshirë xhamin e pasmë dhe pjesë anësore të thyer.
Në të njëjtin ambient është gjetur edhe një automjet tjetër identik, në pronësi të B. K., si dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së krimit. Hetimet kanë zbuluar se shtetasi Florin Mhillaj kishte marrë automjetin me qira në Rinas, i kishte hequr targat dhe, në bashkëpunim me një tjetër person të shpallur në kërkim, e kishte përdorur për t’i zënë pritë çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Pas krimit, automjeti është fshehur në banesën e B. K., duke u kamufluar për të shmangur zbulimin. Në vijim, Policia ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin B. K., i dyshuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”. Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe babai i tij, N. K., 79 vjeç, për armëmbajtje pa leje.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s