Detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familje në Tiranë | 5 zhvillime kryesore

2 Shtator 2022 | 22:34
  • ‘Viktima na kërcënonte prej 5-6 vjetësh’, flet bashkëshortja e Arsen Muskurtit

Bashkëshortja e Arsen Muskurtit, Erisa Haspepa rrëfeu se konfliktet mes vëllezërve Muskurti zgjasnin prej 5-6 vjetësh me kërcënime dhe sherre të vazhdueshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se viktima, vëllai i bashkëshortit të saj ishte shumë konfliktual, kishte një temperament të vështirë dhe ishte gjithmonë shkaku i konflikteve.

Lexoni për më shumë: ‘Viktima na kërcënonte prej 5-6 vjetësh’, flet bashkëshortja e Arsen Muskurtit

Gruaja e Arsen Muskurtit
  • ‘Ka dy gra e 7 fëmijë’, avokati i Arsen Muskurtit: Si nisi konflikti mes vëllezërve

Suad Idrizi, avokati i Arsen Muskurtit, i cili dy ditë më parë vrau vëllanë dhe kunatën, përgënjeshtroi lajmet se konflikti mes vëllezërve ka nisur për shkak të besimit fetar.

Në emisioni ‘Sot’ në Euronews Albania ai shpjegoi se Muskurti është klient i tij prej rreth dy vjetësh pikërisht për çështje të urdhrave të mbrojtjes dhe konflikteve me të vëllanë.

Ai tregoi se konflikti mes vëllezërve ka nisur lidhur me pronësinë e agjencisë, që e ka hapur fillimisht Arseni, i cili më pas është tërhequr nga pronësia dhe ja ka lënë të vëllait.

Lexoni për më shumë: ‘Ka dy gra e 7 fëmijë’, avokati i Arsen Muskurtit: Si nisi konflikti mes vëllezërve

Avokati Suad Idrizi
  • ‘Qëlloi kunatën, më pas vëllanë’, gazetari tregon detajen për vrasjen e dyfishtë

Gazetari Edison Vatnikaj ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Vatnikaj u shpreh se Arseni ka qëlluar fillimisht kunatën e tij, Norën dhe më pas vëllanë Dritanin.

Gazetari Edison Vatnikaj
  • Atentat ndaj 2 policëve në Vlorë

Një automjet ku udhëtonin 2 efektivë policie është qëlluar me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”.

Policia tha se dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Lexoni për më shumë: Atentat ndaj 2 policëve në Vlorë

https://www.youtube.com/watch?v=PyWDO4SGfCQ&feature=emb_title

  • Makina u qëllua në ecje, dinamika e atentatit ndaj policëve në Vlorë

Një atentat me armë zjarri ndaj dy efektivëve të policisë ka ndodhur mbrëmjes e së premtes në Vlorës

Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçi raportoi se ndaj dy policëve është qëlluar nga një makinë në ecje. Në vendngjarje janë gjetur pesë gëzhoja.

Lexoni për më shumë: Makina u qëllua në ecje, dinamika e atentatit ndaj policëve në Vlorë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026