Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit

5 Korrik 2026 | 20:24

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme, duke theksuar se demokracia nuk mund të ndërtohet përmes forcës apo intimidimit, por vetëm përmes dialogut dhe përgjegjësisë qytetare.

Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha e ka dënuar dhunën dhe ka bërë thirrje për kthim te maturia shoqërore.

Ai ka shtuar se vizioni për një Shqipëri evropiane dhe më të zhvilluar mund të realizohet vetëm përmes punës, përkushtimit dhe angazhimit të përbashkët.

Reagim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në X:

Nga flamingot te arkivoli.

Nga mbrojtja e mjedisit te gjyqi publik.

Nga shqetësimi qytetar te papërgjegjshmëria.

Nga protesta paqësore te dhuna.

Nga vizioni për një Shqipëri të Re te rikthimi i një Shqipërie déjà vu – të vjetër, të kapërcyer dhe të papranueshme.

Quo vadis?

Demokracia, liria dhe të drejtat nuk janë të dhëna.

Ato janë fituar me mund, sakrifica dhe përgjegjësi. Janë fryt i dialogut, jo i intimidimit; i urtësisë dhe pjekurisë shoqërore, jo i imponimit.

#Shqipëria2030, ajo që ëndërronim e që duam, anëtare e Bashkimit Evropian, më e zhvilluara ndonjëherë, më demokratike dhe më e arritura në historinë e saj, mund dhe do të ndërtohet vetëm me punë, vizion dhe përkushtim.

Me rininë, me atë që sheh vetëm përpara, për të ndërtuar, sepse kemi ende shumë për të bërë”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të dielë në ditën e 36-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
19:40 | 05/07/2026

Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit....
19:17 | 05/07/2026

Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival

Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
18:35 | 05/07/2026