Dhuna ndaj fëmijës 5-vjeçar në Lipjan, në pranga prindërit

19 Mars 2026 | 18:43

Dy prindër nga Komuna e Lipjanit janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nën dyshimin se kanë keqtrajtuar fëmijën e tyre 5-vjeçar. I mituri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, me plagë të rënda në të dyja shputat e këmbëve. 5-vjeçari aktualisht po merr trajtim mjekësor në repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik në Klinikën e Pediatrisë, ndërsa dyshohet edhe për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim.

Për shkak të dyshimeve për keqtrajtim, QKUK ka njoftuar Policinë dhe shërbimet sociale. Fëmija i është nënshtruar ekzaminimeve të plota laboratorike dhe po merr trajtim psikologjik për shkak të gjendjes së rënduar. Ndërkohë, Qendra për Punë Sociale në Lipjan ka marrë nën përkujdesje edhe fëmijët e tjerë të familjes, si masë mbrojtëse emergjente.

“Qendra për Punë Sociale ka vepruar në përputhje me kompetencat ligjore dhe mandatin për mbrojtjen e fëmijëve, duke ndërhyrë pa vonesë në një situatë ku është vlerësuar rrezik i menjëhershëm për zhvillimin dhe integritetin e tyre. Janë ndërmarrë masa emergjente, përfshirë largimin e përkohshëm të fëmijëve nga familja, bazuar në një vlerësim profesional dhe multidisiplinor, gjithmonë në interesin më të mirë të fëmijëve”, thotë Makfirete Shamolli, Drejtoreshë e QPS Lipjan.

Ndërkohë, institucionet kanë kërkuar një raport kronologjik për trajtimin e këtij rasti, për të verifikuar nëse ka pasur neglizhencë institucionale.

“Janë ndërmarrë hapa si mbikëqyrja profesionale dhe kërkesa për një raport të detajuar mbi trajtimin dhe menaxhimin e rastit nga Qendra për Punë Sociale. Është autorizuar edhe njësia inspektuese, ndërsa përgjegjësia për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare i takon komunave”, thotë Blerim Shabani, Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Komuna e Lipjanit, e cila ka bërë të ditur se pret një raport të detajuar.

“Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe jemi në pritje të një analize të detajuar. Nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje nga ana e zyrtarëve, do të ndërmerren masa, përfshirë suspendimin dhe largimin”, thotë Besarta Qafraku, zëdhënëse e Komunës së Lipjanit.

Ndërkohë, gjashtë fëmijët e tjerë të kësaj familjeje janë marrë nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan. Klinika e Pediatrisë ka bërë të ditur se 5-vjeçari i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në nivel të shputave nga ekipet e Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike. Sipas mjekëve, operacioni ka përfunduar dhe gjendja e tij gjatë ndërhyrjes ka qenë stabile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Dhomat e Specializuara në Hagë ende mbesin brenda afatit të fundit 20 korrik për shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në...
19:20 | 25/06/2026

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026