Dhunë pas vrasjes së fëmijëve në Angli, 50 policë të lënduar, fajësohen ekstremistët
Një numër i konsiderueshëm agjentësh policie mbetën të plagosur në qytetin Southport të Anglisë, pas akteve të dhunës që shpërthyen pas vdekjes së tre vajzave të mitura, që kishin mbetur të lënduara në sulmin me thikë të së hënës.
Trazirat nisën në fraksionin Mersisajd, disa orë pasi ishte mbajtur një ceremoni në nder të viktimave të sulmit të ndodhur në një shkollë baleti.
Autoritetet fajësuan një grup “rrugeçërish” që kishin ardhur në qytet për qëllimet e tyre politike për dhunën e verifikuar.
Sipas BBC, fillimisht aktet vandale ndodhën pranë një xhamie, ku oficerët e policisë u goditën me gurë dhe ku një furgoni të forcave të rendit iu vu zjarri.
Federata Policore në Mersisajd bëri të ditur se mbi 50 oficerë kishin mbetur të lënduar në një “sulm të dhunshëm të organizuar”.
Sipas burimit, trazirat dyshohet se ishin organizuar nga mbështetësit e “English Defence League”, një lëvizje islamofobe e ekstremit të djathtë.
“Rrugeçërit i përdorën vdekjet e këtyre tre fëmijëve për qëllime e tyre politike”, deklaruan zyrtarët anglezë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh