Dhunimi i të moshuarës në Pejë, përlotet gazetari gjatë raportimit live (VIDEO)
Gazetari Kosovë Gjoci është përlotur teksa ka raportuar për rastin e dhunimit të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë.
Gjatë raportimit live për Euronews Albania, gazetarit iu mbushën sytë me lot në momentin që tha që e moshuara ishte nënë e një dëshmori që humbi jetën në luftën e Kosovës kundër Serbisë.
Më tej ai tha se familjarët paguanin 700 euro në muaj për shërbimin e së moshuarës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Pejë, ku në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse shtëpisë së të moshuarve “Orenda”, kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shqelma.
Për pasojë është bërë arrestimi i vajzës që ka dhunuar të moshuarën si edhe vajzën që ka bërë videon.
Ndërkohë deri më tani katër infermiere të kësaj shtëpie janë pezulluar nga puna, përfshirë dhe atë që ka ushtruar dhunë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit