Dhunoi gruan dhe ngacmoi seksualisht vajzat e tij të mitura, në pranga 39-vjeçari

6 Prill 2024 | 12:31

Dyshohet se dhunoi psikologjikisht bashkëshorten dhe se ngacmoi seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura, arrestohet 39-vjeçari Q.D.

Ky shtetas posedonte në banesë, 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh. Municioni luftarak u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshortën e tij dhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrolleve në banesën e 39-vjeçarit, u gjetën 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026