Dhunonte prej vitesh gruan për shkak të xhelozisë, arrestohet 32-vjeçari në Itali

16 Gusht 2025 | 18:36

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet në Itali. Mësohet se ai është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij. Sipas mediave italiane rasti më i fundit i dhunës ndaj gruas u regjistrua të martën rreth orës 13:00. Policia sapo u njoftua në lidhje me ngjarjen shkoi drejt banesës së çiftit.

Autoritetet gjetën gruan e dhunuar që qante ndërsa shqiptari dyshohet se ishte i dehur. Mobiljet dhe zbukurimet ishin në tokë, duke treguar një debat të nxehtë. Pavarësisht pranisë së forcave të rendit, shqiptari nuk tregoi shenja pendimi, duke vazhduar ta ofendonte gruan e tij.

Ajo raportoi se ishte goditur me shqelma dhe grushte nga burri i saj. Ky ishte një sulm i vazhdueshëm, që kishte vazhduar për disa vite, të cilin burri e justifikoi si xhelozi. Gruaja u dërgua në spitalin e Monzës ku mori trajtim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nën presion nga sulmet e SHBA-së, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
14:45 | 17/07/2026

Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës

Ndërtesa banimi, një çerdhe, një institucion fetar dhe disa automjete u dëmtuan. Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër sulm rus në qytet vrau tre...
14:29 | 17/07/2026

Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)

SHBA-të nisën një valë sulmesh kundër Iranit për ditën e gjashtë radhazi, tha ushtria e tyre, ndërsa të dy palët luftuan për kontrollin e Ngushticës...
14:06 | 17/07/2026