Dialog me Kryeministrin? Basha: Nuk kam qenë asnjëherë kundër apo pengesë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i hapur për dialog me Kryeministrin, Edi Rama gjatë intervistë së dhënë për “Euronews Albania”. Lideri i opozitës u shpreh se qëndrimi i tyre ka qenë konstruktiv duke lënë pas përplasjet politike.
“Nuk kam qenë asnjëherë kundër apo pengesë, problemi qëndron diku tjetër. Propozimet tona shihen si të armikut, kundërshtohen ende pa u bërë të ditura dhe nga ana tjetër disa ditë më pas i miratojnë”, tha z. Basha.
Nga ana tjetër, kreu i PD vuri theksin tek fakti se, pavarësisht se Shqipëria nuk është prekur masivisht nga coronavirusi, kriza ekonomike pas saj që mund të vijë nga masat kufizuese mund të vrasë më shumë njerëz se sa vetë virusi.
“Përpara gjithë shqiptarëve kërkoj mos të humbasë më kohë. Është e pafalshme që dy jave pas paketës së parë ende nuk është zbatuar. Më shumë se sa virusi mund të na vrasë kriza ekonomike. Propozimet tona kanë qenë konstruktive dhe i kemi ikur debatit dhe përplasjes politike kur dhe nga pala tjetër nuk ka munguar”, u shpreh z. Basha gjatë intervistës në ‘Ilva Now’.
Por, nga ana tjetër z. Basha kërkoi që të bëhet transparencë për tenderët e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes për të cilët PD ka bërë kallëzim në SPAK ndaj ministres, OIta Xhaçka. “Në çdo skenar shpërdorimi apo dyshimi për shpërdorimi ne parave të shqiptarëve është e rëndë. imagjinoni se sa e rëndë është kur vendi është i izoluar”, u shpreh ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:56 “Protestë model”, Karamuço: Protestuesit të kenë kujdes nga provokatorët dhe të infiltruarit
- 21:55 Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk matet me parulla
- 21:31 Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBA-së për sulm
- 20:49 Fier, Rama protestuesve: Hesapi zgjidhet duke u ulur në tryezë, jo duke kërkuar largimin e qeverisë
- 20:43 Protestuesit ndezin dritat e telefonave dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 20:34 Hoteli 19-katësh në Teksas shembet për t’i hapur rrugë projektit të ri (VIDEO)