Dialogu Kosovë-Serbi: BE ngatërrohet me njoftimet zyrtare dhe kritikon gazetarët
Dialogu i Brukselit është kthyer tashmë në një proces të paparashikueshëm, duke vënë në vështirësi edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët kanë shpërndarë deklarata dhe njoftime kundërthënëse për mbajtjen e takimit të radhës mes Kosovës dhe Serbisë më 28 shtator.
Ndërsa pas takimit të fundit të nivelit të lartë, më 7 shtator, u njoftua nga vetë ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak se takimi i radhës Hoti-Vuçiç pritej të mbahej me 28 shtator, për shkak të mospranimit nga pala kosovare për të diskutuar mbi temën e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, gjatë kësaj jave është krijuar rrëmujë e paqartësi edhe me deklaratat e njoftimet zyrtare të BE-së, të cilët në përfundim kanë konfirmuar vetëm një takim mes krye-negociatorëve Hyseni dhe Gjuriç për ditën e hënë.
Madje zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano sot deklaroi edhe se nuk është lajmëruar kurrë mbajtja e takimit Hoti-Vuçiç.
“Më lini fillimisht të korrigjoj dhe të vendos disa fakte. Ne nuk kemi lajmëruar kurrë se do të ketë një takim të nivelit të lartë të hënën, kjo është një gjë. Ka patur informacione të ndryshme që kanë fluturuar reth e rrotull por ne nuk kemi bërë kurrë një lajmërim formal. Që nga rinisja e dialogut praktika ka qenë lajmërimi i hapave të ardhshëm dhe i kalendarit të takimeve pak kohë para zhvillimit të tyre,” – u shpreh Stano.
Por përveç video-mesazhit zyrtar të Lajçak në fillim të shtatorit ku parashikoheshin data të sakta për takimin teknik gjatë kësaj jave dhe për atë të nivelit të lartë të hënën më 28 shtator, edhe në kalendarin zyrtar të BE-së për javën që vjen figuronte “kryesimi i dialogut në nivel të lartë nga Joseph Borrell”, njoftim që u fshi vetëm pas pyetjeve të gazetarëve në Bruksel.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër