Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

11 Maj 2026 | 08:44

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë këtë të hënë një takim të përbashkët me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.

Diskutimi mes 27 shefave të diplomacisë evropiane dhe gjashtë ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit do të shërbejë si nxitje për vazhdimin e diskutimeve mbi situatën në rajon, të cilat do të mbahen po sot, vetëm në nivel të ministrave evropianë.

Pritet që ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, të diskutojnë për përgatitjet për samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në qershor në Tivat të Malit të Zi.

Diplomatë evropianë të përfshirë në përgatitjet e takimit kanë paralajmëruar se fokusi i diskutimit mes ministrave evropianë dhe homologëve të tyre nga rajoni do të jetë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit, rritja e qëndrueshmërisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor ndaj ndikimeve të jashtme negative, harmonizimi me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe sanksionet, si dhe marrëdhëniet ndërmjet vetë vendeve të rajonit.

Në këtë drejtim, zyrtarë të njohur me përgatitjet e takimit kanë theksuar se ndër temat që Brukseli dëshiron t’i mbajë në fokus do të jetë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto burime paralajmërojnë se zyrtarët e Brukselit nuk janë të kënaqur me dinamikën e procesit.

“Megjithëse në muajt e fundit ka pasur disa rezultate, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ende nuk ka dinamikën që do të dëshironim të shihnim. Presim që gjatë diskutimit të jepet një shtysë shtesë për ta avancuar procesin”, tha një diplomat evropian që dëshironte të mbetej anonim.

Ky zyrtar konfirmoi gatishmërinë e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, që, siç tha ai, “ta luajë rolin e saj” në këtë proces.

Megjithatë, diplomatët në Bruksel paralajmërojnë se, pavarësisht gatishmërisë së saj për të thirrur një rund të ri dialogu në nivel liderësh, situata e brendshme në Kosovë e vështirëson realizimin e këtij qëllimi për shkak të cikleve të vazhdueshme zgjedhore në vend, gjë që reflektohet drejtpërdrejt edhe në vetë procesin e dialogut.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar për herë të fundit në kuadër të dialogut në shtator të vitit 2023. Kallas mori detyrën e përfaqësueses së lartë të BE-së në dhjetor të vitit 2024 dhe deri më tani nuk ka pasur rast të jetë nikoqire e dialogut në nivelin më të lartë politik.

Gjatë vitit 2025, arsyetimi për mungesën e takimeve në kuadër të dialogut kanë qenë rrethanat e pafavorshme të brendshme politike, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, megjithëse të natyrës së ndryshme.

Në Serbi, që nga nëntori i vitit 2024 po mbahen protesta pas shembjes së strehës mbi hyrjen e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 qytetarë.

Kosova, në anën tjetër, gjatë gjithë vitit të kaluar është përballur me krizë institucionale për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

Në Kosovë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025, ndërsa zgjedhjet e reja janë caktuar për 7 qershor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026