Dialogu me Serbinë pas letrës së Biden, Maliqi: Nënkupton edhe kompromise, do presim që të na vijë edhe ne letra
“Unë besoj që kemi ardhur në pikën që nuk kemi pse bisedojmë për statusin e Kosovës, ajo është një gjë e përfunduar, janë duke e kuptuar edhe të tjerët. Tani nëse ka nevojë të diskutohet, diskutohet për statusin e Serbisë, e kjo çon tek problematizimi i kushtetutës së Serbisë”.
Kjo deklaratë e Albin Kurtit lidhur me letrën që presidenti amerikan Joe Biden i dërgoi presidentit serb si dhe qëndrimi i përfaqësuesve politikë lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë u diskutuan në studion e Ilva Now.
Sipas analistit Tasholli, tema e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është temë pak tërheqëse në kohë fushate, ndaj nuk është përmendur as nga Kurti e as nga të tjerët.
“Ne kemi pavarësi, këtë s’e konteston askush, por dialogu po provon të qartësojë pozicionion tonë, po përpiqet për një zgjidhje dhe ajo duhet të jetë në favor të Kosovës”, tha ai.
Ndryshimi i administratës është i mirë, tha analisti Agon Maliqi, por sipas tij nuk ka ndonjë dallim të madh pasi edhe Trump ka çuar letra.
“Dallimi është tek qasja. Trump bënte presion për një marrëveshje, Biden është më favorizues ndaj Kosovës. Lidhur me dialogu, Kurti deri tani e ka pasur luksin të jetë në opozitë dhe të flasë mbi parime. Tani mendoj se është në pozitë që të prijë negociatat. Letra nënkupton edhe kompromise, do presim që të na vije edhe ne letra”, tha z. Maliqi.
Gazetarja Jeta Xharra e sheh letrën e presidentit Biden dërguar presidentit serb një zhvillim të jashtëzakonshëm për Kosovën, një ndryshim sipas saj shumë i madh ky në raport më qëndrimin e administratës së shkuar.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Mrekulli në Venezuelë, shpëtohet foshnja 18-ditëshe pas 32 orësh nën rrënoja
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president