Diamanti fiorentin i familjes Habsburge gjendet i fshehur në Kanada pas 100 vitesh

7 Nëntor 2025 | 11:28

Një diamant gjigant fiorentin që mendohej se kishte qenë i fshehu për më shumë se një shekull është gjetur i fshehur brenda kasafortës së një banke kanadeze.

Sipas raportimeve, mendohet të jetë diamanti i 4-t më i madh në botë, perla e famshme e verdhë 137 karatëshe në formë dardhe, ndër thesaret e Perandorisë Austro-Hungareze, e cila  u zhduk nga sytë e publikut kur monarkia e Charles I të Austrisë ra në vitin 1918.

Për dekada të tëra, historianët spekuluan se ishte vjedhur, humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore ose ishte prerë dhe shitur për para.

Por, pas grabitjes së xhevahireve në Luvër muajin e kaluar, Karl von Habsburg-Lothringen, një pasardhës i dinastisë perandorake, zbuloi se ati mbahesh në një bankë në Kebek.

Ai i tha gazetës New York Times se gjyshja e tij, perandoresha e fundit austriake Zita, e zhvendosi fshehurazi diamantin në Kanada së bashku me sende të tjera me vlerë, ndërsa familja ikte nga forcat naziste.

Për të mbrojtur xhevahirin, ajo ua besoi vendndodhjen e tij vetëm bijve të saj dhe i udhëzoi ata ta mbanin sekret për 100 vjet pas vdekjes së burrit të saj, Charles I në vitin 1922.

“Nuk isha në dijeni të ekzistencës së diamantit deri vonë”, tha Habsburg-Lothringen.

Habsburg-Lothringen shtoi se tani shpreson që diamanti, së bashku me sende të tjera me vlerë familjare të ruajtura në bankën e Kebekut, të ekspozohet në Kanada si një gjest mirënjohjeje ndaj vendit për vitet e mbrojtjes.

“Duhet të jetë pjesë e një fondi besimi këtu në Kanada. Duhet të jetë në ekspozitë në Kanada, në mënyrë që njerëzit të mund t’i shohin atë vepër”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026