Kanada thirrje urgjente: Të merren masa për përdorimin e Tik Tok nga fëmijët
Në një kohë kur platformat digjitale po bëhen çdo ditë më të ndërthurura me jetët e të rinjve, autoritetet për privatësinë në Kanada kanë bërë thirrje urgjente për një reagim më serioz të TikTok-ut në mbrojtje të përdoruesve të mitur.
Hetimet tregojnë se rrjeti social nuk ka vendosur mekanizma të fortë për të ndaluar hyrjen e fëmijëve nën 13 vjeç, ndërsa mbledh dhe përpunon të dhëna të ndjeshme pa mjaftueshëm transparencë.
Shifrat janë shqetësuese: rreth 40% e fëmijëve 6-17 vjeç kanë llogari aktive në TikTok, ndërsa 17% e moshës 6-12 vjeç përdorin platformën rregullisht. Përmes algoritmeve, të dhënat e tyre, që variojnë nga vendndodhja, deri tek analiza e sjelljes online, zërit apo fytyrës – përdoren për të krijuar profile të plota dhe për t’u shfaqur reklama të personalizuara.
Edhe pse kompania ka pranuar të përmirësojë verifikimin e moshës dhe mënyrën e komunikimit mbi përdorimin e të dhënave, autoritetet paralajmërojnë se problemet nuk janë të zgjidhura dhe se monitorimi do të vazhdojë.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit