Dibra “përplas” dy grupet e PD/ Basha dhe Rithemelimi dy takime veçmas
Rastësia ka përplasur këtë të dielë, Lulzim Bashën dhe grupin e Rithemelimit në Peshkopi. Të dyja pjesët e Partisë Demokratike ishin në dy takime të mëveçme në Dibër, ku mblodhën mbështetësit e tyre demokrat.
Grupi i Rithemelimit me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin, ishin në Dibër në vijim të turit që kanë nisur nëpër degë pas bashkimit që kryen disa javë më parë. Gjatë këtij takimi, Gazment Bardhi deklaroi se bashkimi i partisë u bë me qëllimin që demokratët të futen në zgjedhjet e 2025 për të fituar.
Sakaq, Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin riorganizues të PD-së së Dibrës, nga ku sërish sulmoi paktin që bën Rithemelimi me maxhorancën socialiste në Kuvend.
Me gjithë zhvillimet e javëve të fundit dhe ndryshimet mes dy grupeve të Partisë Demokratike, fati juridik i kësaj të fundit është ende në duart e Gjykatës, me shkallën e Apelit që tashmë duhet të marrë një vendim përfundimtar pas zbardhjes së arsyetimit nga Gjykata e Lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Ke qenë komunist por do të hash edhe këtu në Amerikë”-vajza e Naum Priftit
- Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve