“Diejtë e të gjitha tokave”, artisti italian Enzo Cucchi, ekspozitë në Tiranë
Një prej figurave më të rëndësishme të pikturës italiane bashkëkohore, artisti Enzo Cucchi vjen për herë të parë me një ekspozitë për publikun shqiptar.
E titulluar “Diejtë e të gjitha tokave”, ekspozita paraqet një Itali që ëndërron të ardhmen por mbetet e lidhur me mitet e veta, ndërsa krijon një paralelizëm ndërmjet dy realiteteve historike dhe kulturore: Italisë së viteve 1980 dhe Shqipërisë së sotme.
“I soli di tutti le terre” është një lloj lidhjeje e dy territoreve. Janë diej të dy territoreve. Një është ai i vendlindjes së tij, që e tregon në të gjitha veprat që ka realizuar, tjetri është dielli shqiptar. Janë dy diej, dy brigje të Adriatikut, të njëjtit det, që e quan deti i intimitetit. Dy toka të ndryshme që dialogojnë në këtë ekspozitë”, tha Ludovico Pratesi, kurator.
Arti i Cucchit mbërrin në Shqipëri, duke sjellë diellin, tokën, fushat dhe kodrat e vendlindjes së tij, për të ndarë diejt mesdhetarë, të cilët ngrohin tokën dhe bashkojnë dy brigjet e Adriatikut.
“Pse zgjodhëm Enzo Cuchin në Tiranë? Për arsye të ndryshme. Një është ideja për të vendosur në dialog publikun shqiptar me figura të rëndësishme të artit italian. Kjo ekspozitë mund të ishte në Nju Jork, mund të ishte në Londër. Është kjo një dëshirë nga ana jonë e njohjes, e përballjes me artistë të njohur. Është një dëshirë për t’u afruar me njëri-tjetrin. Enzo Cucchi vjen me kapacitetin e tij për të eksploruar simbolikën, me kapacitetin për të ndërtuar mitografi të reja. Ai është ndërkombëtar”, u shpreh Alessandro Ruggera, drejtues i Institutit Italian të Kulturës.
Cucchi ka ekspozuar në hapësirat më të rëndësishme ekspozuese italiane dhe të huaja duke përfshirë dhe Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Ekspozita u çel në kuadër të Javës Italiane të Kulturës dhe do të qëndrojë e hapur deri në 5 korrik.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë