DIFF në Tiranë/ Fotografi grek Workshop me të rinjtë: Si realizohet filmi
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Dropull vijoi udhëtimin e tij dhe këtë të enjte në Tiranë.
Në COD pranë Kryeministrisë u zhvillua Workshop “Si të tregosh histori të mëdha përmes metrazhit të shkurtër”, ku fotografi Jorgo Frentzos ndau eksperiencën e tij me të rinjtë.
Mes tjerash ai shpjegoi me detaje se si u realizua filmi me metrazh të shkurtër “Wings”, ku një grua merr një telefonatë nga djali i saj ndërsa e pret atë dhe të dashurën e tij për drekë.
“ Shumë e rëndësishme për një fotograf por dhe për të gjithë filmin në tërësi, pozicionimi I shtëpisë në lidhje me diellin, ka disa aplikacione për të dalluar pozicionimin e diellit në një kohë të caktuar dhe në një vend të caktuar. Ne duhet të realizonim pjesën më të madhe të filmit në brendësi ku drita është e ulët ndërkohë që jashtë dielli ishte shumë i fortë. U përpoqa që brenda shtëpisë ku u zhvillua filmi të kishte drita dhe jashtë, sipër por dhe ndriçimi i ambientit”,-tha Jorgo Frentzos.
Fotografi teksa tregoi teknikat e fotografisë dhe pikat kyçe se si mund të realizohet një film, kishte dhe një këshillë për të rinjtë që dëshirojnë të bëhen regjisorë.
““Është shumë e rëndësishme që të jeni të vëmendshëm ndaj çdo situate. Duhet të përkushtoheni te imazhi në mënyrë që ajo të dalë si duhet. Nuk ka asnjë film pa problem, por duhet kohë dhe fokus”
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Dropull, pas Tiranës do të udhëtoj në Përmet, Sarandë, Finiq, ndërsa Drejtori Artistik i Festivalit bëri me dije për Euronews Albania, se kanë bërë kërkesë që filmat fitues të këtij festivali të shfaqen dhe në Athinë e Janinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit